Partia Demokratike e Kosovës shënoi sot 25 vjetorin e themelimit.
Duke folur për këtë përvjetor, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, tha se PDK rrugëtoi bashkë me lirinë e Kosovës.
“Sot kemi një krenari, një shikim prapa në këtë rrugëtim të madh dhe me respektin më të madh për njerëzit që u bënë bashkë në momentin kur pushkët heshtën dhe u arrit liria, për t’u bërë pjesë e pluralitetit politik dhe për ta konsoliduar demokracinë në vendin tonë. Themeluesit e PDK-së në masë të madhe ishin edhe në mesin e themeluesve dhe njerëzve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe ish të burgosur politik e pjesë e lëvizjes së ilegalitetit, të organizatave patriotike shumë më të hershme”, tha Krasniqi në Rubikon.
Tutje i pari i PDK-së tha se partia që ai aktualisht drejton ka në gjenezën e saj Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne vërtetë na bën krenar që e themi në çdo moment që duhet përkujtuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është në AND-në e PDK-së, sepse në momentin kur në shtatorin e vitit 1999 është arritur marrëveshja për demilitarizimin e UÇK-së një nga pikat e kësaj marrëveshje ka qenë që drejtoria politike e UÇK-së të shndërrohet në parti politike dhe partia politike që pastaj u krijua ishte Partia Demokratike e Kosovës”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se për të, e për PDK-në, shënimi i përvjetorëve e datave të tjera të rëndësishme është i vështirë që nga shkuarja në Hagë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Është moment krenarie, por për ne është edhe një moment i mallit, sepse vërtetë është e vështirë kur festojmë data të tilla në mungesë të ish-presidentit Thaçi, të kryetarit Veseli, të bashkëpunëtorëve të tyre, të zotit Krasniqi që ka qenë sekretar i PDK-së në vitet e para, të zotit Selimi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të tyre” tha Krasniqi.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...