Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se dëshiron të theksojë mbështetjen për për gratë dhe vajzat e prekura me kancer të gjirit.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se muaji tetor shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sipas saj, një çështje që kërkon angazhim dhe mbështetje kolektive, shkruan Arbresh.info.
“Beteja për shëndet kërkon veprime të vendosura dhe ne kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt ofrimit të kujdesit të barabartë dhe shërbimeve shëndetësore më të mira” tha ajo.
Tutje Haxhiu tha se: “Investimet në Klinikën e Onkologjisë, vaksinimi HPV kundër kancerit të qafës së mitrës si pjesë e kalendarit të vaksinave për herë të parë, dhe ofrimi i mamografisë dhe rikonstruksionit të gjirit falas në institucionet publike janë disa nga arritjet tona”.
E krejt në fund ajo shtoi se “Këto iniciativa na japin forcë për të përballuar sfidat që prekin shëndetin tonë. Bashkë jemi më të forta!”./arbresh.info/.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...