Lajçak dhe Bislimi takohen në Vjenë, flasin për takimin e radhës mes kryeneociatorëve

18:08 | 10 Tetor 2024
Q L

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është ka takuar  me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin në Vjenë.

Lajçak dhe Bislimi, kanë folur rreth përgatitjeve të radhës, për takimin e radhës të dialogut Kosovë-Serbi, që pritet të mbahet në nivel të kryenegociatorëve.

Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes rrjetit social “X”.

“Ne kemi diskutuar në detaje për implementimin e plotë të Marrëveshjes për Rrugën për Normalizim”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme