Ish-bashkëpartiaku i Nenad Rashiq, themelon parti të re dhe pritet të kandidojë në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025

14:09 | 10 Tetor 2024
L G

Radoica Radomiroviq, i cili ishte emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Prishtinës, në maj të vitit 2023 ka dhënë dorëheqje nga ky post dhe nga Partia Demokratike Progresive, e cilat udhëhiqet nga Nenad Rashiq.

Radomiroviq, sipas burimeve të Arbresh.info, do të krijojë partinë e tij, me të cilën  do marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Ai, dorëheqjen e tij nga partia e Rashiqit e kishte bërë përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka bërë të ditur dorëheqjen e tij nga kjo pozitë dhe nga partia e Nenad Rashiq, duke ia përmendur atij fondet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat, sipas tij, nuk janë shpenzuar në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për komunitetet.

“Ju thatë se 340 000e i drejtohen veriut të Kosovës (ftesë publike, subvencione individuale, material ndërtimor, ndërtim shtëpie, pajisje të bardha etj.) pasi thatë katër milionë euro, e jo tetë siç thashë. Të ekspozosh gënjeshtrat e tua është shumë e lehtë, ftesa publike në 2023 ishte tre milionë, ftesa publike e 2024 ishte një milion euro, që çoi në ftesën publike vetëm katër milionë. “Vetëm me logjikën e fondeve për ndërtimin e shtëpive, materialin ndërtimor, subvencionet individuale çojnë në një shifër prej tetë milionë eurosh, ndoshta edhe më shumë. Unë ende pretendoj 180000 euro, do të jetë një ndryshim interesant nga 160 000 euro, kush janë fituesit dhe nëse fituesit janë afër listës serbe”, kishte shkruar Radomiroviq.

Tutje ai kishte akuzuar Rashiqin se nuk ishte bërë asgjë për serbët dhe integrimin e tyre.

“Çfarë bëtë me serbët e pafajshëm të arrestuar? A keni ndihmuar ndonjë nga këto familje, dhe unë isha atje me familjet duke kërkuar ndihmë. Ju e dini shumë mirë që kërkova ndihmë për ata që janë në burgje. Çfarë keni bërë për rregullimin e rrugëve të bllokuara në veri për t’i lejuar njerëzit të lëvizin lirshëm? Më lejoni t’i kujtoj familjes së rrezikuar, regjistruesit blenë dru për sezonin e ardhshëm të ngrohjes”, ishin disa nga pyetjet që Radomiroviq ia kishte drejtuar Rashiqit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmirovic, zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij./Arbresh.info/

Postimi i tij i plotë:

LEXO EDHE

https://www.arbresh.info/lajmet/pas-doreheqjes-se-radoica-radomiroviq-kurti-emeron-nenad-vukmirovic-zevendesminister/

Të ngjashme