Google ADS

Begaj pret me nderime të larta shtetërore homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan

12:45 | 10 Tetor 2024
E.H

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë, ku është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.

Erdogan u prit me ceremoni shtetërore në ambientet e jashtme të Presidencës.

Takimi “kokë më kokë” me Begajn pritet të zgjasë rreth një orë, për të vazhduar më pas me takimin mes dy delegacioneve dhe nënshkrimin e marrëveshjeve. Në axhendë parashikohet dhe një takim me kryeministrin Rama dhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy liderëve.

Në pasdite, në orën 16:30 Erdogan pritet të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme