Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka përsëritur qëndrimin e saj lidhur me përgjimet e bisedave më Milan Radoiçiqin duke thënë se bisedat janë të montuara.
“Imagjinojeni kur t’iu dalin fotografi nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit, dhuratat për fëmijët e tij nga zyrtarë e udhëheqës, e fotot kush e ka vizituar e kush ka pasur biznese”, ka thënë Kusari-Lila në foltoren e Kuvendit.
Kusari-Lila ka akuzuar opozitën se po u mungon Lista Serbe në Kuvend.
“Abelard, në asnjë formë nuk po mundeni ta pasqyroni dhe atribuoni bashkëpunimin që keni pasur ju me Listën Serbe e me i barazu, prandaj po doni me bë shpifje dhe falsifikime. Aq shumë po ju mungojnë se nuk janë këtu prezent që 28 muaj me qeverinë Kurti e me këtë pozitë Lista Serbe nuk është në kuvend. Ju në pamundësi për me i pasë ata me ju ndihmu, duheni të fabrikoni dhe çka bëni, i thirrni bashkëpunëtorët dhe bashkëpronarët e Radoiçiqiqit për me ju fabriku materialin që duhet ta publikoni. Slavko Simiq prej qershorit të vitit 2022 nuk është ulur në këto ulëse. Radoiçiqi me qeverinë Kurti është i përndjekur prej Interpolit dhe Kosovës e natyrisht ai nuk ka shanse të kthehet në Kosovë, asnjëherë, vetëm duarlidhur”, ka thënë shefja e GP të LVV-së.
“Kur po flisni për këto bashkëpunime ju kujtoje Time Kadrijaj pjesa e qeverisë në të cilën ke qenë ti, ka qëndruar në kuvend 7 orë e ka pritur Listën Serbe për me ardh prej Beogradit me t’i jep votat që Haradinaj të bëhet kryeministër. Kjo nuk ka ndodh me qeverinë Kurti”, tha tutje ajo.
Gjatë fjalimit të saj, deputeti Haki Abazi ka rrethuar foltoren e Kuvendit me shiritin “rrezik”, në shenjë kundërshtimi./Arbresh.info
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...
Irani thotë se do t’i mbajë “këshilltarët ushtarakë” në Siri
Abdixhiku vizitoi familjen e Presidentit Rugova: 80 vite më ...
Haradinaj: Mbështetja e Holandës në procesin e integrimit në...