Një veturë është rrokullisur mëngjesin e sotëm në fshatin Nekoc në Drenas.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë vet-aksident është lënduar shoferi dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 08:30, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc, deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti./Arbresh.info/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...