Policia gjen armë e municion në një shtëpi në Zveçan, arrestohet i dyshuari

09:33 | 10 Tetor 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se një person është arrestuar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij në Zveçan është gjetur armatim.

Sipas policisë, janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një jakne ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Zveçan / 09.10.2024 – 12:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një jakne ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme