Google ADS

Gruda: Zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë

09:17 | 10 Tetor 2024
D.H

Brajan Gruda është emri më i përfolur për një ardhje të mundshme tek kombëtarja shqiptarja.

Në shtator, raportohej se edhe trajneri brazilian, Sylvinho ka pasur kontakte me futbollistin, shkruan Arbresh.info.

Mirëpo të gjitha këto kanë mbetur vetëm aty për aty pasi, futbollisti në fjalë është deklaruar se ai nuk e sheh opsion Shqipërinë për të ardhmen.

“Nuk e di çfarë mban e ardhmja. Prindërit e mi janë nga Shqipëria, kam luajtur për kombëtaren e Gjermanisë që kur isha i vogël, u linda në Gjermani, këtu ndihem rehat. Për momentin duket se do të vazhdoj të luaj për Gjermaninë. Gjithashtu zemra më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, tha Gruda.

20-vjeçari aktualisht është pjesë e Brightonit teksa sezonin e fundit ka luajtur për Mainz ku ka realizuar katër gola dhe tri asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme