Google ADS

Zotëron 19 shtëpi, historia frymëzuese e shqiptares në SHBA: Jam e suksesshme, por s’do të ndalem

09:12 | 10 Tetor 2024
E.K

U largua me vëllezërit për shkak të luftës në Kosovë, ndërsa sot njihet si një ndër shqiptaret më të suksesshme në SHBA. Kjo është historia e Filloreta Elezit, shqiptares nga Kosova, e cila vlerësohet si një ndër agjentet imobiliare të shitjeve në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo zotëron 19 shtëpi, 15 prej të cilave në SHBA, 3 në Shëngjin dhe 1 në Kosovë. Synimi i saj është që këtë numër ta rrisë në 50. Në një intervistë për abcnews , ajo tregoi se ndonëse kishte mundësi ekonomike në Kosovë, për shkak të luftës u detyruan që të largoheshin nga vendi.

“Për mua është vetëm fillimi. Edhe pse suksesin e kam në maksimum, mendoj që të hollat dhe suksesi nuk janë boll. Do të vazhdoj të punoj deri në 50 vjeç dhe më pas do të ndalem. Shtëpinë e parë e kam blerë në 2003, kur isha e fejuar, të dytën në 2010, të tretën dhe të katërtën në 2016. Më pas isha menaxhere në një restorant amerikan, vendosa ta lë restorantin. Më pas hyra duke shitur mobilje në 2017. Punova në 1 e gjysmë ku isha shitësja më e dalluar në mes 120 punëtorëve.“, u shpreh ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme