Vetura godet një person në Jashanicë të Klinës, vdes në vendin e ngjarjes

08:48 | 10 Tetor 2024
E.H

Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në lëvizje në fshatin Jashanicë të Klinës.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:05, përcjell Arbresh.info.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё automjet me targa vendore dhe njё kёmbёsor, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё pёr deri sa drejtuesi i automjetit ishte duke qarkulluar nё rrugën Skenderaj-Klinё, dhe me tё arritur ne fshatin Jashanicё-Klinё, godet kёmbёsorin i cili ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion, ndёrsa i dyshuari është dërguar nё mbajtje pёr 48-orё./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme