Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor

08:20 | 10 Tetor 2024
R J

10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Ndërkombëtare e Shëndetit Mendor. Kjo datë është veçanërisht e rëndësishme për shoqëritë në tranzicion, që kanë përjetuar konflikte apo luftëra.

Aktivitetet për këtë ditë zakonisht përfshijnë institucione shtetërore që shprehin mbështetje për individët me probleme të shëndetit mendor.

Kjo ndihmon në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e shëndetit mendor dhe përkushtimin ndaj individëve që përballen me këto sfida, duke treguar se ata mund të jetojnë një jetë normale me ndihmën e duhur.

Sot, mbi 450 milion njerëz në botë vuajnë nga shqetësime mendore, duke e bërë këtë një problem të rëndësishëm për autoritetet dhe shoqërinë./Arbresh.info/

Të ngjashme