Google ADS

Përse Duhet të Flini në Shpinë – Përfitimet në Shëndetin e Lëkurës

23:27 | 9 Tetor 2024
Q L

Ka fakte interesante mes shëndetit dhe pozicionit të gjumit. Këto fakte fillojnë që nga mirqenia e lëkurës e deri tek kockat.
Një studim shpjegon se zakonet e këqija dhe pozocioni i gjumit mund ta bëjnë fytyrën tuaj me rrudha.

Kjo u zbulua nga Dr. Kiran Loha, një mjek specialist i lëkurës i cili zbuloi se problemet e lëkurës lindin për shkak të pozicionit të gabuar të gjumit.

Nëse jeni ende nën 30 vjeç, rrudhat e imëta nuk janë aq të dukshme, por nëse jeni në moshën 30 vjeç e lart, atëherë do të jetë shumë e qartë.

Pra, cili është pozicion më i mirë dhe i saktë i gjumit?

Ekspertët shpjegojnë se të flesh me shpinën mbështetur dhe ftytrën lart mund të sjellë një sërë benefitesh në shëndet.

Shëndeti i lëkurës
Siç edhe shpjeguam gjumi i mirë parandalon rrudhat në fytyrë.

Kjo sepse shpërndarja e lëngjeve dhe gjakut në fytyrë dhe trup do të jetë shumë e njëtrajtshme e pa pengesa përveç kësaj bën që poret e lëkurës të marrin oksigjen të mjaftueshëm.

Fjetja në këtë pozicion duke mbajtur shpinën mbështetur në dyshek është shumë e mirë për shëndetin e lëkurës së të gjithë trupit dhe jo vetëm fytyrës./agroweb/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme