Një grua nga Teksasi i SHBA-ve ka shpërndarë një video në rrjetet sociale e cila tregon lidhjen e ngrohtë shpirtërore djalit të saj të vogël dhe qenit të tij.
Paula Williams ka regjistruar momentin kur djali i saj është takuar sërish me qenin e tij të quajtur Kase i cili kishte gati një muaj që kishte humbur, transmeton arbresh.info.
Për të mos u brengosur, zonja Williams kishte shkruar kur kishte postuar videon se Kase kishte pasur trajtim të mirë gjatë kohës sa familja e saj nuk e dinte se ku ishte.
“E kemi gjetur pak më larg se shtëpia jonë. Një familje e kishte marrë atë dhe e kishte mbajtur dhe ushqyer shumë mirë”, ka shkruar Williams.
Në video, djaloshi i cili ribashkohet me qenin e tij shihet duke u përlotur kur e sheh prapë atë dhe i thotë derisa e përqafon se i kishte munguar shumë.
Klipi i cili ka shënuar këtë moment ka marrë afër 4 milion klikime dhe është shpërndarë mbi 65 mijë herë./arbresh.info.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra