Google ADS

Hamza: Programi s’duhet të jetë për kabinetin e ministrave e as për deputetë, por për qytetarët

19:45 | 9 Tetor 2024
E.G

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza në kuadër të vizitave nëpër qytetet e Kosovës, ka zhvilluar një punëtori me qytetarë të Komunës së Kamenicës.

Sipas njoftimit, Hamza është shprehur se programi nuk duhet të jetë për kabinetin e ministrave e as për deputetë, por sipas tij, duhet të jetë për qytetarët, shkruan Arbresh.info.

“Programi nuk duhet me qenë për kabinetin e ministrave, as për deputetë. Programi duhet me qenë për qytetarët. Nëse ne arrijmë t’i adresojmë brengat e qytetarëve, preokupimet e qytetarëve, ne ia kemi dalë”, ka thënë Hamza në takim me qytetarët e Kamenicës.

Ndryshe, Hamza paraprakisht ka zhvilluar punëtori të tilla me qytetarët në Gjakovë, Ferizaj dhe Vushtrri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme