Google ADS

Raportohet për dy të vrarë nga sulmet me raketa në veri të Izraelit

17:56 | 9 Tetor 2024
R J

Shërbimet e urgjencës kanë bërë thënë se dy persona janë vrarë nga sulmet me raketa në veri të Izraelit.

“Pas sirenave që u dëgjuan në Kiryat Shmona, rreth 20 lëshime predhash u identifikuan duke kaluar nga Libani, u identifikuan edhe predha të rrëzuara”, kanë bërë të ditur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), shkruan CNN.

“Disa ndërtesa morën flakë në Kiryat Shmona pas sulmeve me raketa”, thanë Shërbimet e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Izraelit.

Ndërkaq, IDF-ja tha se Hezbollahu hodhi 40 raketa disa zona të tjera në veri të Izraelit.

Të ngjashme