Kurti: Si Qeveri do të kemi prioritet promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut

17:30 | 9 Tetor 2024
Q L

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe këshilltarja ligjore, Tea Blakaj, ka takuar sot përfaqësues nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, për të diskutuar rreth raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut.

Kryeministri tha se qeveria jonë beson fuqishëm në demokraci e të drejtat e njeriut, si bazë për universalitet dhe barazi, shkruan Arbresh.info

Në këtë bashkëbisedim, u vlerësua progresi i paraqitur si dhe u shprehën disa prej pikëpamjeve rreth pikave të caktuara të raportit.

Qeveria konsideron qe kredibiliteti i raportit rritet kur rezultati deduktohet nga këndvështrimet shumëpalëshe e gjithëpërfshirja.

Nga përfaqësuesit e YIHR, është ofruar raporti per komente, ndërkaq kryeministri Kurti vlerësoi qasjen profesionale të përfaqësuesve të shoqërisë civile e diskutim mëse të frytshëm në shumë tema.

Në fund të takimit, kryeministri theksoi se “si Qeveri do të kemi prioritet promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave në vendimet dhe punën e tonë për çdo ditë e në çdo vendim, sepse ne jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht”/arbresh.info/.

Të ngjashme