Google ADS

Gjykata merr vendim për Izedin Bytyqin, zyrtarin e ministrisë së Aliut që u arrestua dje për keqpërdorim të detyrës zyrtare

17:05 | 9 Tetor 2024
R J

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke ia caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Izedin Bytyqit, sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Izedin Bytyqit në shtëpinë e tij përgjatë operacionit policia në bashkëpunim me prokurorinë ia gjeti një revole me dy karikatorë. Po ashtu edhe dhjetëra fishekë.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare””, u tha në njoftimin e përbashkët të policisë dhe të prokurorisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme