Google ADS

Shkup: Gjykata Kushtetuese shfuqizon “Balancuesin”

16:24 | 9 Tetor 2024
Q L

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi pas seancës se pretendimet se janë shfuqizuar të drejtat e etnive janë “gënjeshtra dhe manipulime”.

“Gënjeshtër dhe manipulim është konstatimi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni, kjo nuk është e vërtetë… Siç ishte manipulimi se Gjykata me veprimin e saj për këtë apo cilëndo lëndë tjetër, mund t’i prishë marrëdhëniet politike, etnike, ose të jetë shkas për destabilizim”, theksoi Kostadinovski para gazetarëve.

Ai tha se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen nga të gjithë, përfshirë edhe politikanët./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme