Google ADS

Ndryshimi “flakë” i Riri-t, mahnit fansat

16:15 | 9 Tetor 2024
R J

Rihanna ka postuar një seri fotosh në Instagram në të cilat pozoi për fushatën e fundit të markës së saj Savage x Fenty dhe Diesel dhe i ka gëzuar fansat me ndryshimin e imazhit.

Këngëtarja 36-vjeçare ka pozuar me të brendshme të kuqe, ndërsa kombinimin e ka kompletuar me një fund të kuq dhe një pallto të kaltër, transmeton Indeksonline.

Por vëmendjen e fansave e tërhoqi ngjyra e kuqe e flokëve, të cilën e kishte në vitin 2010, kur publikoi albumin e saj të pestë në studio të quajtur Loud.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme