Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka dalë në mbrojtje shefes së grupit parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lilës pasi i dolën përgjimet me Milan Radoiçiq, sa ishte nënkryetar i Listës Serbe.
Mihali ka shpërndarë reagimin e Kusari-Lilës lidhur me përgjimet, dhe ka shkruar se “Çdo ditë një sulm, ndaj çdo ditë një motiv shtesë për më shumë punë”, shkruan Arbresh.info
Kusari- Lila ka reaguar pasi në media është publikuar një përgjim i saj me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.
Në reagimin e saj ajo ka shkruar se Radoiçiqi po mbrohet me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, shkruan Arbresh.info
Por sipas saj, halli është më i madh, ku bëhen permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë, duke theksuar se kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.
Tutje, ajo shton se e gjithë kjo është e kotë, dhe se përgjigjen do e marrin më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve.
LEXO EDHE:
Sot ëshë publikuar një përgjim për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.
Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.
Kusari-Lila, së pari kishte komunikuar me Sllavko Simiqit, nga Lista Serbe dhe më pas me Radoiçiqin.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...