Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, u pritën në Komunën e Leposaviqit nga kryetari Lulzim Hetemi dhe nënkryetarja Marina Bogojeviq.
Gjatë vizitës, Kurti ngriti çështjen e mungesës së një materniteti në Komunën e Leposaviqit, për të cilin, së bashku me ministrin Vitia dhe drejtorin Ndrejaj, vizituan objektin që parashihet të shndërrohet në lindtore.
“Jemi të interesuar që këtë objekt të zbrazët dhe i cili i është nënshtruar dëmtimit të vazhdueshëm, ta rinovojmë, duke e shndërruar në lindtore, në maternitet për qytetarët e kësaj komune, të cilët fatkeqësisht detyrohen që lindjet e grave të tyre të shkojnë me dhjetëra kilometra larg në Novi Pazar, të kalojnë kufirin dhe të lindin atje. Andaj, është e rëndësishme që të ketë një maternitet në Komunën e Leposaviqit edhe për këtë kemi ardhur këtu.” tha Kryeministri Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit, shkruan Arbresh.info
Ai vuri theksin edhe te rëndësia e muajit tetor, i cili shënohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Kryeministri u shpreh i kënaqur që një mamograf mobil do të qëndrojë për dy ditë në qendër të Leposaviqit, duke u ofruar grave dhe vajzave mundësinë për kontrolle pa pagesë. Ai theksoi se përmes kësaj nisme po rritet ndërgjegjësimi dhe po kontribuohet në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjithashtu bëri thirrje për të gjitha gratë që të përfitojnë nga shërbimi falas i mamografit mobil në Leposaviq.
“Diagnostikimi në Kosovë po ndodh kryesisht në fazën e parë dhe të dytë, dhe kjo është falë vetëdijes së qytetarëve dhe ekzaminimeve të tilla si mamografia,” tha ministri Vitia, duke theksuar se shërimi varet shumë nga koha e diagnostikimit.
Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:
Mua më vjen shumë mirë që jemi sot në Komunën e Leposaviqit, për shkak se dy ditë, mamografi do të qëndrojë këtu në qendër të qytetit, për t’iu mundësuar grave e vajzave në Leposaviq që të kontrollohen dhe në këtë mënyrë të punojmë bashkë, jo vetëm thjesht në ngritjen e vetëdijes, por edhe në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Pas dy ditëve këtu, mamografi vazhdon për në Komunën e Vitisë, ndërkaq, paraprakisht ka qenë në komunën veriore të Mitrovicës.
Unë jam bashkë me kryetarin Lulzim Hetemi, që e falënderoj për mikpritjen dhe nënkryetaren Marina Bogojeviq dhe nga Prishtina kam ardhur me ministrin Arben Vitia dhe me drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, me të cilët erdhëm që ta shohim këtë objekt, për të parë nëse është i përshtatshëm për maternitet. Pra, jemi të interesuar që këtë objekt të zbrazët dhe i cili i është nënshtruar dëmtimit të vazhdueshëm, ta rinovojmë, duke e shndërruar në lindtore, në maternitet për qytetarët e kësaj komune, të cilët fatkeqësisht detyrohen që lindjet e grave të tyre të shkojnë me dhjetëra kilometra larg në Novi Pazar, të kalojnë kufirin dhe të lindin atje.
Andaj, është e rëndësishme që të ketë një maternitet në Komunën e Leposaviqit edhe për këtë kemi ardhur këtu.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...