Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se s’ka asnjë hapësirë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai thekson se LDK po punon për t’i fituar zgjedhjet dhe të qeverisë me vendin, mirëpo në të kundërtën deklaron se do të qëndrojnë në opozitë.
Hoti në një intervistë për kp, flet edhe për raportet e tij me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, programin qeverisës së LDK-së dhe qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.
“Unë besoj se s’ka asnjë hapësirë të bashkëpunimit ndërmjet LDK-së dhe partinë që tash është në pushtet. Ne jemi duke organizuar për t’i fituar këto zgjedhje. Nëse ne marrim besimin nga qytetarët ne udhëheqim institucionet dhe formojmë qeverinë e ardhshme, nëse nuk fitojmë zgjedhjet ne qëndrojmë në opozitë”, thekson Hoti.
Ai deklaron se në LDK nuk është për shkak të kryetarit Lumir Abdixhiku, por për shkak të vlerave të partisë.
Hoti bën të ditur se do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së.
“Unë do të jem në listë të kandidatëve për të kërkuar besimin nga qytetarët. Kryetari Abdixhiku e ka përgjegjësinë e tij për të organizuar komplet LDK-në, përgatit për fushatën e ardhshme zgjedhore dhe do të kryejë punën time në kapacitetin ku jam…Unë jam aty, e kryejë detyrën dhe ia kushtoj kohën dhe bindjen time LDK-së. Nuk jam aty për zotëri Abdixhiku dhe për askënd tjetër, por jam aty për shkak të bindjeve që unë kam që ky subjekt politik i ka vlerat e veta si parti e qendrës së djathtë”, shton Hoti.
Në anën tjerët, ish- kryeministri adreson një mori kritikash ndaj qeverisë Kurti.
Sipas tij, e njëjta ka dështuar, pasi s’ka realizuar asnjë projekt madhor në katër vite në pushtet.
“Numri i të punësuarve në Kosovë e ndjek trendin e dhjetë viteve të fundit. AKP-ja nuk është mbyllur vazhdon me privatizime valë pas vale. Fondi sovran nuk është askund, banka zhvillimore nuk është askund, pra për çfarë zhvillimi po flasim. S’ka asnjë projekt madhor që mund të krenohet kjo qeveri, as të nisur lere më të përfunduar. Rrugën kryesore në vend, autostrada për Gjilan, rruga për Podujevë, rruga për Mitrovicë, për Pejë dhe plotë rrugë asnjëra nuk është përfunduar. Krejt kanë qenë të filluara dhe buxhetuara në qeveritë paraprake. S’ka asnjë investim madhor që ka ndodhur në Kosovë”, deklaron ai./rtv21/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...