Google ADS

Miratohet Projektligji për Shërbimet e Pagesave me zonën SEPA, Murati: Bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit

12:05 | 9 Tetor 2024
K.B

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Shërbimet e Pagesave me zonën SEPA (Single Euro Payments Area).

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se me integrim në SEPA, bizneset dhe qytetarët tanë parashihet të kursejnë rreth 50 milionë euro në vit nga tarifat e transfereve.

Përmes një postimi në Facebook, Murati thekson se po punohet çdo ditë drejt lehtësimit e përmirësimit të jetës së qytetarëve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme