Gjyqtarët nga Kosova ndajnë drejtësi në ndeshjen kualifikuese të Evropianit për U21

09:10 | 9 Tetor 2024
D.H

UEFA ka deleguar gjyqtarët për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian për grupmoshat U21.

Njëra nga sfidat është edhe Hungaria dhe Malta, shkruan Arbresh.info.

Për këtë sfidë shtëpia më e lartë e futbollit në Evropë, ka deleguar gjyqtarët nga Kosova.

Mervan Bejtullahu do të jetë gjyqtar kryesor në këtë sfidë kurse do të asistohet nga Fatmir Sekiraqa dhe Arbnor Bullatovci.

Kurse gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti.

Sfida mes Hungarisë dhe Maltës do të luhet me datë 10 tetor nga ora 20:00./Arbresh.info

Të ngjashme