Peja dhe Proton Cable Prizreni luajnë sot ndeshjen e mbetur nga java e dytë në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Kjo sfidë luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi”, shkruan Arbresh.info.
Pejanët nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri ku pas tri ndeshjeve kanë një fitore dhe dy humbje.
Së fundmi nga kampi pejan është larguar edhe trajneri. Rami Hadar.
Me të njëjtin bilanc janë vetëm prizrenasit, të cilët fituan ndeshjen e parë ndaj Sigal Prishtinës kurse u mposhtën nga Bashkimi e Vëllaznimi.
Verdhezinjtë janë në pozitën e gjashtë kurse skuadra e Arbnor Rifatit është një vend më poshtë.
Kujtojmë se këto dy skuadra u ndeshen edhe në çerekfinale të Superkupës së Kosovës këtë edicion, ku triumfuan pejanët me rezultat 100-81./Arbresh.info
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...