Moti sot me diell dhe vranësira

07:06 | 9 Tetor 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7/m/s”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme