Google ADS

Haradinaj zotohet: Në ditën kur hyjmë në NATO, unë e lë politikën

22:25 | 8 Tetor 2024
E.G

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta lë politikën në momentin që Kosova anëtarësohet në NATO.

“Për mua, në momentin që jemi anëtar të NATO-s, njëfarë mënyre për mua edhe misioni politik është përmbyll. Përjetësisht. Mund të jap këshilla e shpjegime, por do të tërhiqem nga bërja e politikës në ballë”, deklaroi Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai pati kritika për qeverinë aktuale për trajtimin e ushtrisë, duke thënë se “po i lënë pa bukë e pa pasul”.

Megjithatë, ai tha se hyrja e Kosovës në NATO nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vit e gjysmë.

“Hyrja në NATO nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vjet e gjysmë. Ashtu janë matematikat. Nënkupton një kontratë serioze me aleatët. Mund të kryhet për 1 vit e gjysmë”, theksoi kreu i AAK-së.

“Në ditën që Kosova anëtarësohet në NATO, unë besoj se do të jetë edhe dita ime e fundit në politikë”, potencoi sërish Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme