Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, priti në Tiranë Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, për një takim që kishte në fokus thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe arsimit ushtarak mes dy vendeve.
Gjatë bisedës, Vengu theksoi se Kosova mbetet një prioritet strategjik kombëtar për Shqipërinë dhe një element kyç në politikën e jashtme dhe të sigurisë.
“Prita me kënaqësi Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, me të cilin biseduam për thellimin e bashkëpunimit tonë në fushën e mbrojtjes, por edhe të arsimit ushtarak”, shkruan në rrjetin social Facebook ministri Vengu.
“E kaluara dhe historia jonë e përbashkët na udhëheqin në rrugëtimin drejt vlerave demokratike dhe integrimit në strukturat euro-atlantike. Kosova mbetet prioritet strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe është në qendër të politikës sonë të jashtme dhe të sigurisë. Ndaj, ne jemi të angazhuar për përfshirjen e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sigurisë”, vijon Vengu.
“Shqipëria mbështet gjithashtu aspiratat e Kosovës për integrim në familjen Euro-Atlantike, ndërsa bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe më intensiv në fushën e mbrojtjes, ndërsa do të rrisim numrin e mundësive për studentët dhe oficerët e Forcave të Sigurisë së Kosovës në institucionet tona të edukimit ushtarak, si dhe do të mbështesim zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta, përfshirë edhe në fushën e emergjencave civile”, përfundon Vengu./atsh
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë