Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se kujdesi për fëmijët dhe mjedisin ku ata jetojnë, është i qenësishëm jo vetëm për rritjen e tyre, por edhe për shtetin.
Me anë të një postimi në Facebook tha sepse fëmijët janë e ardhmja dhe e tashmja është detyrim që t’ua pasojmë një vend më të zhvilluar, më të drejtë e më prosperues, shkruan Arbresh.info.
“Në konferencën e organizuar për publikimin e Raportit të Monitorimit ‘’Karta e Vlerësimit’’ nga KOMF, me titull “Cili është rezultati i përgjithshëm i Kosovës për kujdesin ndaj fëmijëve”, shpreha politikat e ndërmarra nga qeveria për të krijuar barazi që nga mosha e hershme, përmes shtesave për fëmijët deri në 16 vjeç dhe nënat lehona, arsimit dual që sjell vend pune për diplomë shkolle, ndarjen e mbi 100 milionë eurove për përfituesit e skemave të asistencës sociale, rritjen për 100% të buxhetit për strehimoret dhe organizatat joqeveritare që ofrojnë shërbime sociale, shpërndarjen e mbi 35 mijë pakove ushqimore, mbështetjen e 20 kuzhinave popullore, subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për mbi 60 mijë familje në kuadër të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm, nisjen e pilotimit të reformës së Skemës së Asistencës Sociale, si dhe investimet në shëndetësi.”, la shkruar ai.
Ai tha se çdo angazhim për zhvillimin e fëmijërisë, është angazhim për zhvillimin e vendit tonë e të njerëzimit në përgjithësi./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...