Profesori amerikan Edward Joseph tha sot se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë “afërsisht” aq të vështira dhe të pazgjidhshme sa në Lindjen e Mesme.
Hoseph, duke folur në forumin “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2024 – Me rëndësi vendimtare për hemisferën perëndimore dhe Serbinë”, që u organizua në Beograd, tha se serbët duhet të jenë të lumtur që e kanë fqinj Albin Kurti e jo liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.
“Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj është (Kryeministri i Kosovës Albin) Kurtin dhe jo Yahya Sinwar dhe të çmendurit e tjerë atje”, tha Joseph në një lidhje online në forumin që u organizua në Beograd, transmeton Telegrafi.
Siç raporton “Danas“, Hopkins theksoi se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden humbi mundësinë për të rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Nëse kandidatja demokrate Kamala Harris fiton zgjedhjet e ardhshme, Ballkani edhe më tej nuk do të jetë në krye të agjendës së saj për shkak të situatës së komplikuar në botë, por që administrata mund të ndryshojë qasjen e saj”, tha Joseph.
Profesori universitar Johns Hopkins theksoi se pas Banjskës, askush në Departamentin e Shtetit nuk ka iluzion se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aleati i tyre dhe se ata kanë mirëkuptim për njëri-tjetrin vetëm për shkak të municioneve për Ukrainën dhe litiumin.
Ai shtoi se SHBA-të mendojnë se nuk është vetëm Kurti problem në Ballkan, por edhe Beogradi dhe se situata në rajon është përkeqësuar. /telegrafi/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...