Ditën e hënëm Qeveria e Kosovës erdhi me një lajm të mirë për pensionistët.
Këtë njoftim, ua dhanë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ata njoftuan se rritja e pensioneve u bë për 20 për qind.
E kjo u diskutua sonte në Rubikon me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha këtë rritje e quajti lëmoshë.
“Nuk është befasi. Ne e kemi pritur që e bën këtë Kurti, ai i ka trajtuar pensionistët në mënyrën më mizore gjatë këtyre viteve. Mizore se nuk është njerëzore ky trajtim që e ka bërë ai”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së paraqiti edhe një pjesë të planprogramit zgjedhor për pensionistët.
Sipas tij, në mandatin e tij qeverisës pensionistët do të përfitojnë rritje prej 90 për qind, duke shpjeguar edhe se si do të ndodh kjo.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...