Google ADS

Osmani: Masat e padrejta të BE-së po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës

20:48 | 8 Tetor 2024
Q L

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se në samitin e liderëve të procesit të Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat, ka theksuar se masat e padrejtat BE-së kundër Kosovës po e dëmtojnë popullin e saj.

Osmani tha se mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, e jo  te satelitët e Putinit, duke aluduar tek presidenti serb, Aleksandar Vuqi, shkruan arbresh.info.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së”.

“Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, tha Osmani.

Bashkimi Evropian pati vendosur masa kufizuese ndaj Kosovës vitin e kaluar, pas ngjarjeve që patën ndodhur në veri të vendit në maj të vitit 2023./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme