Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, ku u takua me të rinjtë.
Ky program prej 9 vitesh mundëson integrimin e të rinjve në eksperienca pune, në ndërveprim me profesionistë karriere pranë administratës publike.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se është befasuar nga puna që kanë kryer ekspertët e administratës publike, sidomos në procesin screening me Bashkimin Evropian.
“Më ka ndryshuar në mënyrë shumë serioze nivelin e vlerësimit tim personal për administratën tonë publike. Në procesin e diagnostikimit të Shqipërisë, apo siç quhet screening me BE, një skuadër goxha e madhe në numër, ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua ka qenë befasues. Është bërë një punë serioze, e vështirë, padiskutim jo e mjaftueshëm për të thënë “një punë e kryer, por për të transformuar administratën publike dhe për t’i dhënë asaj një forcë dhe një mundësi për të shprehur aftësitë e tyre. Administrata jonë publike nuk ka pasur as mundësitë për t’u ndjerë e motivuar për t’u shprehur. Ligji për administratën publike, i cili ka konsoliduar pozicionet e nëpunësve civilë, ka hyrë në fuqi në fillimin e mandatit tonë të parë”, tha ai.
Ai theksoi se për t’u bërë pjesë e administratës nuk të duhet të kesh mik, por kjo bazohet tek aftësitë dhe kualifikimet personale të gjithsecilit.
“Kanë hyrë mbi 5000 si ju, ka shumë të pavërteta në një fakt që konsiderohet i mirëqenë, që të hyshë në administratë duhet të nga Dibra si Ulsiu, ose të jetë patjetër i PS, kushëri i atij e me radhë. Në kryeministri kam takuar personalisht një numër të caktuar të atyre si ju më parë, që hynë në praktikën e punës dhe që pastaj hynë në punë dhe ajo që kam dëgjuar prej tyre, është se thonin që ne as nuk e besonim se do fitonim konkursin”, tha ai./ abcnews.al
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...