Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime, me një popullsi të re dhe dinamike e potencial të madh për t’u shndërruar në një qendër rajonale.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, trajtuan prioritetet ekonomike dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar edhe më tej ambientin e të bërit biznes dhe për të nxitur investimet e huaja dhe zhvillimin e brendshëm, shkruan Arbresh.info.
“Zhvillimi ekonomik ecën paralel edhe me rritjen e mirëqenies dhe zgjerimin e fuqisë sonë punëtore. 75 mijë janë vendet më shumë të punës krahasuar me pranverën e vitit 2021, gjersa përmes rëndësisë që po ia kushtojmë ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës, i kemi tashmë 23 shkolla në 14 komuna anembanë Kosovës, me 12 profile dhe gjithsej rreth 1600 nxënës prej arsimit dual”.
“Në rrugëtimin tonë drejt progresit dhe zhvillimit të vendit, qëllimi ynë i përbashkët është i qartë: ta bëjmë Kosovën një vend ku bizneset lulëzojnë dhe qytetarët jetojnë gjithnjë e më mirë”, ka thënë Kurti/arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...