Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se nuk do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë ku është vendosur për hapat e ardhshëm të veprimit politik, shkruan Arbresh.info.
“Ne do të jemi prezent në ambientin politik e elektoral që e pret Kosovës. Kësaj here jo përmes kandidaturës, por përmes aksionit dhe fjalës. Qartazi, alternatives politike që përfaqëson PSD-ja, nuk e ka mbështetjen e duhur për përfaqësim në Kuvend”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, partia e udhëhequr nga Dardan Molliqaj thekson se ka vendosur ta refuzojë rrugën e koalicioneve ku sipas tyre bindjet e partisë do të lakoheshin.
“Por edhe fatin që na e paracakton probabiliteti që gjithsesi është brenda popullizmit të këtij momenti”, thuhet në komunikatë.
Në vend të votës, PSD thotë se dëshiron të jap si shembull aktivizmin.
“Shpresa që duam të ndërtojmë është kalitja që ta sjell veprimi yt, dhe jo faktorët nga jashtë. Fluska e aktivitetit opozitar duhet të bëhet mësim. Kështu do të ndërtohet një trajektore tjetër, me notat e momentet e veta, edhe përtej edhe përkundër kohës e hapësirës së këtij pushteti”, theksohet tutje./Arbresh.info/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi