Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri bashkë me kolegë të grupit parlamentar ka pritur në takim shefin e zyrës së Bashkimit Evropian, Aivo Orav.
Tahiri tha se në takim kanë folur për proceset e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, shkruan Arbresh.info.
“Si grup parlamentar konfirmuam përkushtimin tonë në rrugën e integrimit në BE dhe NATO si dhe kërkuam që agjenda evropiane të shtrihet në rrafshin sa më konkret me agjendën peogramore të ‘Groth Plan’.”, ka shkruar ai.
Mes të tjerash, Tahiri theksoi se kanë kërkuar që sanksionet ndaj Kosovës të hiqen.
“Poashtu, kërkuam që sanksionet e BE-së ndaj Kosovës të lirohen pasi që po ka efekte negative në projekte që janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...