Zhvlerësimi i euros, Banka e Shqipërisë: Do ulim përdorimin e monedhës evropiane

17:19 | 8 Tetor 2024
Q L

Banka e Shqipërisë synon të reduktojë përdorimin e euros në ekonominë shqiptare.

Në këtë kontekst, guvernatori Gent Sejko i ka informuar homologun austriak se janë marrë disa masa për të nxitur përdorimin e lekut.

Sipas Sejkos, procesi i “deeuroizimit” po jep rezultate inkurajuese, duke u reflektuar në rritjen e kërkesës për kredi në lek.

Përdorimi i lartë i euros në vend, përmes transaksioneve, kredive, depozitave dhe pagesave të borxhit, si dhe burimeve informale, ka zhvlerësuar monedhën evropiane në nivele historike, me kursin aktual që është 98.8 lekë për euro.

Masat e reja janë prezantuar 6 vjet pas fillimit të nismës për deeurozim, një periudhë gjatë së cilës ekonomia shqiptare është goditur nga pandemia dhe krizat e çmimeve në energji dhe tregje, por këto probleme tani janë tejkaluar.

Në takimin me guvernatorin austriak, Robert Holzmann, Sejko theksoi gjithashtu se raporti i kredive me probleme është në nivelet më të ulëta historike./telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme