Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka pritur në takim zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Beograd.
Sipas saj ata treguan gatishmëri për të avokuar në zgjidhjen e disa problemeve me të cilat përballen shqiptarët.
Në një postim në Facebook, ajo njoftoi se me Nicholas Enz dhe Ksenia Llazoviq diskutuan për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të cilin shqiptarët e refuzojnë, pasivizimin e adresave dhe mospranimin e diplomave të Kosovës.
“Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në komunën tonë zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik. Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë si shërbimi i detyrueshëm ushtarak, pasivizimi i adresave, mospranimi i diplomave të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, këta janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve shqiptarë.
“Diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si mungesa e librave shqip, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin e Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013, mungesen e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë. Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë”, ka shkruar tutje Sinani./Arbresh.info/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...