Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka konfirmuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është e gatshme të mirëpres ndeshjet e tetorit që do t’i luaj Kosova A dhe grupmoshat U-21.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shkruar se sot ka vizituar stadiumin e kryeqytetit së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të cilët kanë konfirmuar gjendjen e mirë të stadiumit, shkruan Arbresh.info.
“Sot vizitova fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së fushës. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe mund të jemi të qetë për ndeshjet e radhës të U21, Kosova-Polonia, që luhet të premten dhe për ndeshjen e Ligës së Kombeve, Kosova-Qipro, që zhvillohet javën e ardhshme. Pas këtyre ndeshjeve, fusha do të kalojë në rikuperim që të jetë gati për sfidat e ardhshme”, ka shkruar i pari i FFK-së.
Kujtojmë se stadiumi ka qenë i mbyllur menjëherë pas ndeshjeve të Kosovës në muajin shtatori shkak i punimeve.
Fusha është kritikuar nga lojtarët rumun si dhe futbollistët e Legias Warszaw të cilët kanë luajtur në kuadër të kualifikimeve për Conference League ndaj Dritës.
Se fusha nuk është në gjendje të mirë e kishte pohuar në konferencë për media edhe selektori i Kosovës, Franco Foda.
Në këtë stadium fillimisht luan Kosova U-21 ndaj Polonisë me datë 11 tetor teksa katër ditë më vonë Kombëtarja A ballafaqohet me Qipron./Arbresh.info
View this post on Instagram
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...