Google ADS

ZYRTARE: Pas Pejës, Hadar jep dorëheqje edhe nga Kosova

13:29 | 8 Tetor 2024
D.H

Një ditë pasi u zyrtarizua se nuk do të jetë më trajner i Pejës, Rami Hadar nuk do të jetë as në krye të shtabit të kombëtares së Kosovës në basketboll.

Hadar është dorëhequr nga kombëtarja e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Lajmi e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Izraeliti ishte emëruar përzgjedhës i Kosovës në maj të vitit 2023.

Ai udhëhoqi Dardanët në parakualifikimet e Eurobasket 2025, në përballjet me Zvicrën dhe Danimarkën, duke pasur dy fitore dhe dy humbje. Kosova shënoi dy fitore ndaj Zvicrës, si dhe pësoi nga Danimarka.

Në njoftimin e FBK-së, thuhet se ata tashmë kanë filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt.

Sfidat e radhës të Kosovës janë kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme