Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar ish luftëtarin e UÇK-së Abedin Rexha në 26-vjetorin e vrasjes së tij.
Kurti në shkrimin e tij ka theksuar se UÇK-ja kishte shumë nevojë për njerëz si Abedin Rexha që mund t’i kontribuonin riorganizimit të saj., shkruan Arbresh.info
Kurti e kujton Abedin Rexhën – “Sandokanit” të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si luftëtarit të paepur për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë i Kurtit:
Rexhës – Sandokanit, njërit nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së. Ai u vra në pyjet e Kllodernicës së Skenderajt, më 8 tetor 1998, në një kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës sapo e kishte kaluar ofenzivën e forcave armike serbe të verës së vitit 1998 dhe kur UÇK-ja kishte shumë nevojë për njerëz si Abedin Rexha që mund t’i kontribuonin riorganizimit të saj.
Një vit më parë, pasditën e 25 nëntorit të vitit 1997, një makinë e policisë serbe kishte shkuar të patrullonte në fshatin Vojnik të Skenderajt, në lagjen e Binakëve. Atje, ata ishin ndeshur në rezistencë të armatosur nga vëllezërit Brahim, Afrim dhe Abedin Rexha që bashkë me kushëririn e tyre Hamit Rexhën, luftuan me policinë e Serbisë edhe kur ata u përforcuan me dy autoblinda dhe katër makina, duke u bërë rreth 40 policë. Ndërkohë i kishin dërguar dy djem fare të rinj të thërrisnin për ndihmë: njërin në Prekaz te Adem Jashari, kurse tjetrin në Aqarevë te Sylejman Selimi. Atë ditë, nga luftimet mbeti i plagosur djaloshi 11 vjeçar, Baki Krasniqi.
Të vetëdijshmen që të nesërmen policët serbë që i kishin zbrapsur do të ktheheshin sërish, atë mbrëmje, grupet e armatosura të Drenicës u mblodhën në odën e Sylejman Selimit në Aqarevë, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm. Nën drejtimin e Adem Jasharit, ata vendosën që të nesërmen herët në mëngjes t’u zënë pritën policëve në fshatin Rezallë e Re. Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit 1997, në pritje të forcave policore serbe, mbi 20 burra të armatosur u ndanë në grupe në Klysyrë. Ndër ta ishin Adem Jashari, Mujë Krasniqi, Abedin Rexha, Sylejman Selimi, Zenun Kodra, Jetullah Geci, Xhevahir Geci, Nuhi Geci, Shemsedin Geci, Ilaz Dërguti, Rushit Vojvoda, Rrahim Hoxha etj.
Ashtu siç pritej, rreth 150 policë serbë erdhën dhe me t’u futur në grykën mes maleve, Adem Jashari me shokë i sulmuan duke luftuar për mbi tre orë me ta dhe duke i detyruar të ktheheshin pas sikur një ditë më parë. Në tërheqje e sipër, duke shtirë anash rrugëve, policët serbë e plagosën në Llaushë mësuesin Halit Geci, i cili vdiq nga plagët e marra. Gjithë ditën e nesërme, më 27 nëntor, u bënë përgatitje për varrimin e tij, ku u vendos që të flitej publikisht në emër të UÇK-së. Kështu më 28 nëntor 1997, në varrimin e Halit Gecit në Llaushë, për herë të parë u shfaqën në publik luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht Rexhep Selimi që mbajti një fjalim teksa në krah të tij ishin Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj.
Abedin Rexha kishte filluar aktivitetin e tij qysh në fund të viteve ’80, kur bashkë me Jakup Nurën dhe Nuhi Gecin kishte shpërndarë edhe trakte e shkruar afishe kundër regjimit të Serbisë në Kosovë. I hetuar nga policia serbe, më 1992 ai kishte migruar në Gjermani, ku jetoi deri më 1996, kur u kthye në Kosovë duke u rilidhur me Adem Jasharin. Më 6 maj 1997, ai ishte bashkë me grupin e ushtarëve të UÇK-së ku ishin edhe Fehmi Lladrovci, Xhevë Lladrovci, Ramiz Lladrovci, Ilaz Kodra, Rafet Rama, Ramush Haradinaj etj., kur rrugës për të hyrë në Kosovë, ra dëshmor Luan Haradinaj. Në korrik të vitit 1997, Abedin Rexha kishte bashkëpunuar dhe kishte hyrë në Kosovë edhe me Adrian Krasniqin, Ilir Konushevcin e Ilaz Kodrën. Në gusht të vitit 1998, ai ishte caktuar Komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Por as dy muaj më pas, më 8 tetor 1998, ai u vra tragjikisht, në një situatë fatkeqe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në kujtim të Abedin Rexhës – “Sandokanit” të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarit të paepur për lirinë e Kosovës.
LEXO EDHE:
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...
Arrestohet një person në Mitrovicë për armëmbajtje pa leje
Arrestohet një person në Prishtinë, në shtëpi iu gjetën 20 q...
Zhegrova zgjedhet në formacionin e vitit në Ligue 1 nga tifo...
Kroacia mban zgjedhjet presidenciale