Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit shtator ka ngritur gjithsej 192 aktakuza, kundër 260 personave, për raste të ndryshme penale.
Siç thuhet në një njoftim për media nga kjo Prokurori, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër 13 personave.
Në Departamentin për të Mitur, janë ngritur 20 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 39 të miturve.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit Shtator, ka ngritur 166 aktakuza kundër 208 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies./Arbresh.info/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...