Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka zmbrapsur një sulm ukrainas me dronë mëngjesin e së martës në rajonin e saj kufitar Belgorod.
Ajo tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 16 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Katërmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën, ndërsa dy të tjerët u shkatërruan pranë bregdetit rus në Detin e Zi, tha Ministria ruse në Telegram.
Një ditë më herët, dronët ukrainas e goditën një depo nafte në Feodosia, e cila është më e madhja në Gadishullin e okupuar të Krimesë, duke shkaktuar zjarr dhe duke detyruar qindra banorë të evakuohen.
Krimea u aneksua nga Rusia më 2014, ndërsa Kievi do që ta rimarrë atë, teksa po lufton kundër pushtimit të plotë rus prej 17 muajsh.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...