Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës, Andres Iniesta është pensionuar zyrtarisht nga futbolli në moshën 40-vjeçare.
Futbollisti së fundmi ishte pjesë e Emirates Club, teksa karrierë ka bërë edhe tek Kobe në Japoni, pas largimit nga Barcelona, shkruan Arbresh.info.
Një mesazh pas pensionimit të spanjollit e ka dhënë edhe ish-bashkëlojtari dhe njëri prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave, Lionel Messi.
Messi foli fjalë të mëdha për magjikun spanjoll.
“Topi do të mungojë ty, Andres ti ke qenë njëri prej bashkëlojtarëve me më së shumti magji, një prej atyre që e kam shijuar lojën më së shumti me ty. Topit do t’i mungosh ti dhe do të jesh gjithmonë njëri nga ne. Unë të uroj të gjitha të mirat gjithmonë, ti je një fenomen”, ka thënë Messi.
Messi së bashku me Iniestan kanë qenë bashkëlojtarët së bashku për shumë kohë duke fituar shumë trofe së bashku.
Kujtojmë se Iniesta e shënoi golin vendimtar të Spanjës në finalen e Kupës së Botës në vitin 2010./Arbresh.info
View this post on Instagram
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos