Google ADS

Ziv: 7 tetori, një nga ditët më të rënda për Izraelin, që nga Holokausti

23:58 | 7 Tetor 2024
E.G

Izraeli sot shënoi 7 tetorin, përvjetorin e parë të sulmit shkatërrues të Hamasit. Ambasadorja e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv e kujtoi këtë ditë si një ditë traumatike për Izraelin, e që nuk do të harrohet asnjëherë.

Ajo tha se Izraeli në këtë ditë ka përjetuar një nga sulmet më të rënda që nga Holokausti.

“Kjo ditë shënohet me shumë përkujtime e me shumë storie të njerëzve, që kanë qenë pengje e janë liruar, pastaj familjarët e të vrarëve civil e ushtarakë, është një ditë e trishtueshme. Thjeshtë lutemi që të arrijmë paqen dhe të kemi ditë më të mira në të ardhmën në rindërtim të vendit”, tha ambasadorja Ziv në “Lajmet e Fundit” në RTK.

E duke folur për situatën aktuale në Izrael ajo tha se gjatë këtij viti ka pasur më shumë se 10 mijë mjete ekspolive që janë lancuar drejt qyteteve e civilëve të Izraelit.

Ziv theksoi se deri dy javë më parë janë lancuar raketa në një brez prej 5 kilometrash ne vend por që shtrirja apo largësia që këto raketa mbulojnë tashmë është rritur.

Ajo thotë se Izraeli ka shprehur interesim për zgjidhje dipomatike por Hezbollahu nuk ka pranuar.

“Hezbollahu nuk ka dashur të pranojë çfarëdo zgjidhje diplomatike, që do ti shtyente nja dhjetë kilometra nga kufiri për të krijuar një lloj tamponzone pa njerëz të armatosur në atë vijë kufitare, dhe fatkeqësisht nuk ka pasur zgjidhje tjetër, pos ndryshimit të lojës në kuptimin e sulmeve ndaj Hezbollahut dhe tani dy javët e fundit kemi luftuar në mënyrë më agresive kundër Hezbollahut, duke i dobësuar në masë të konsiderueshme, me qëllim të shtyerjes larg nga kufiri ashtu që të mund t’i kthejmë më shumë se 60 mijë qytetarë të zhvendosur që janë larguar që nga 8 tetori”, deklaroi mes tjerash ambasadorja Ziv./RTK

Të ngjashme