Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar mbi protestën e opozitës e cila vijon të mbahet që prej orës 18:00 para godinave qeveritare, ku protestuesit e drejtuar nga dyshja Bardhi-Noka kanë hedhur molotov.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se beteja e mosbindjes civile do të vazhdojë, teksa e ka shoqëruar edhe me pamje nga shpërthimet me molotov në institucionet shtetërore.
“Beteja e mosbindjes civile kundër narko-diktaturës vazhdon! #sb”, ka shkruar Berisha në postimin e tij në Instagram.
Protesta e mbrëmjes së sotme vjen pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji i cili u gjet fajtor për shpifje në çështjen “Babale” të nisur që prej vitit 2018, kur Salianji kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj teksa akuzoi edhe vëllanë e këtij të fundit si të lidhur me trafikun e drogës. Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit ka apeluar dënimin e tij në Gjykatën e Lartë.
Pas arrestimit të Salianjit, opozita reagoi ashpër duke protestuar dhunshëm në seancat e fundit plenare të cilat u shoqëruan edhe me djegien e karrigeve të Kuvendit. Përveç rastit të Salianjit, demokratët bëjnë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vendos nën hetim nga SPAK për dyshime për korrupsion.
Në mungesë të Berishës, protesta e opozitës drejtohet nga dyshja Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët kanë shoqëruar protestuesit në godinat qeveritare, ndaj të cilave është hedhur molotov.
Opozita e ka konsideruar këtë si mosbindje civile dhe nuk parashikohen fjalime por që është e shoqëruar me tubimin e vetë protestuesve para godinave qeveritare.
Më herët, ambasada amerikane në Tiranë reagoi duke paralajmëruar qytetarët që të qëndrojnë larg protestës.
Nga ana e tyre, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bër apel opozitës që të rifillojë dialogun me qeverinë, pasi sipas tyre dhuna nuk do ta ndihmojë vendin të integrohet në familjen evropiane.
/rtsh.al/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...