Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka nisur vizitën zyrtare në Japoni.
E shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari ajo është pritur në një takim pune nga ambasadori Seiichiro Taguchi, i ngarkuar për çështjet e Ballkanit Perëndimor në Ministrimë e Jashtme të Japonisë.
Gashi dhe ambasadori Taguchi diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike dhe miqësore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë, si dhe përkushtimin e të dyja vendeve për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së Kosovës në “EXPO 2025”, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që do të mbahet në Osaka, Japoni, përmes së cilës ekspozohen arritjet kulturore, teknologjike dhe ekonomike të vendeve pjesëmarrëse.
“Pjesëmarrja e Kosovës në “EXPO 2025″, e vlerësuar nga të dyja palët në takim, u cilësua si një mundësi e mirë për të prezantuar potencialin ekonomik, inovativ dhe kulturor të vendit, si dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi me vendet pjesëmarrëse dhe investitorët e huaj potencialë.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Gjithashtu, në kuadër të takimit u trajtuan tema me interes të veçantë në bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh, me fokus te fusha e mbrojtjes, e sigurisë dhe te kërkesa për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Japoni, pa viza, që do ta çonte bashkëpunimin bilateral një hap më tutje, pas marrëveshjes për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike e zyrtare.
Në fund të takimit, ambasadori Taguchi e falënderoi zëvendësministren Gashi për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar, duke shprehur vullnetin e plotë për ta thelluar më tej marrëdhënien e mirë që Japonia ka ndërtuar me Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Japoni, zëvendësministrja Gashi do të ketë takime me asociacione dhe federata të ndryshme të sektorit privat.
Sipas njofitmit, jo do ta vizitojë qytetin e Osakas, ku do mbahet “EXPO 2025”, do të ketë një ligjëratë në seminarin ekonomik, i organizuar në bashkëpunim me “Japan Institute for Overseas Investment”, si dhe do të takohet me pjesëtarë të komunitetit tonë që jetojnë dhe veprojnë në Japoni./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...