Google ADS

Orav takon Trendafilovën, siguron mbështetje për Gjykatën në Hagë

19:24 | 7 Tetor 2024
E.G

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav është takuar me kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

Me anë të një postimi në “X”, Orav bëri të ditur se gjatë takimit ka theksuar rolin e kësaj gjykate dhe ka siguruar mbështetjen evropiane, shkruan Arbresh.info.

“Unë e pranova rolin themelor të Dhomave të Specializuara dhe e theksova këtë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në koordinim me EULEX-in, do të vazhdojë të mbështesë mandatin e saj”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme