Google ADS

“Mos bindja civile”, nis protesta e opozitës në Shqipëri

18:31 | 7 Tetor 2024
E.G

Në orën 18:00 ka nisur protesta e Partisë Demokratike, të cilës i është bashkuar edhe Partia e Lirisë.

Në protestë pritet të mos ketë fjalime dhe është pjesë e aksionit të saj politik të “Mos bindjes civile”. Bazuar në lejen e kërkuar në polici, protesta pritet të zgjasë 4 orë dhe do të zhvillohet në disa zona të kryeqytetit. Skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.

Policia nga ana e saj ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së PD, ku përveç kryeministrisë, janë përforcuar me personel policor edhe disa institucione të rëndësishme të vendit.

Pa filluar protesta një gomë makine është djegur përpara presidencës./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme